Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e babait të saj, i cili sipas saj ka refuzuar kontrollin mjekësor në burg, pas dënimit me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Ajo ka treguar se gjatë një telefonate, Jakup Krasniqi e ka njoftuar se disa mjekë kishin ardhur për ta kontrolluar, por ai i kishte refuzuar.
“Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre”, ka rrëfyer Gresa fjalët e babait të saj.
Shkrimi i saj:
Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim.
Sot, gjatë një telefonate, më tha: “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.”
Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë.

