Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 12:16
Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

Vajzat jetonin në Zvicër me familjen e tyre, ku edhe kishin nënshtetësinë zvicerane, raporton Blick.

Mediumi zviceran tashmë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin fatal, që mori jetën e dy mërgimtareve nga Kosova.

Sipas autoriteteve atje, Blick raporton se fillimisht, pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, ndodhi një përplasje anësore mes dy veturave gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në të majtën.

“Për shkak të shpejtësisë së lartë, të dy drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet e tyre, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Njëri nga të përfshirët në aksident pësoi lëndime të rënda.”, thuhet në artikullin e tyre.

Pengesat e krijuara në rrugë nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin fuqishëm. Si pasojë, pranë dalje­s së Appenweier ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

“Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër prej pesë veturave nuk u lënduan, për dy gra që udhëtonin në një veturë tip Smart nuk pati mundësi shpëtimi. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.”

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, të moshave 17 dhe 23 vjeç. Automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër.

Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 22:12“Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu