Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka deklaruar se gjatë kësaj jave pritet të publikohet teksti i marrëveshjes me Iranin.
Ai ka thënë të hënën se qëllimi i qëllimi i administratës Trump është të publikojë tekstin e saktë të marrëveshjes diku në ditët në vijim.
“Mendoj se kur njerëzit ta shohin këtë marrëveshje, shpresojmë ta publikojmë tekstin këtë javë, do ta kuptojnë se kjo do ta bëjë të gjithë rajonin më të sigurt”, ka thënë Vance në CNBC.
