Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Varreza masive në Zubin Potok, prokuroria: Presim përfundimin e ekzaminimeve

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 15:13
Varreza masive në Zubin Potok, prokuroria: Presim përfundimin e ekzaminimeve

Prokuroria Speciale është deklaruar sërish lidhur me dyshimet për varreza masive në fshatin Kalludër e vogël e Zubin Potokut.

Në një konferencë për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta, tha se nuk mund të jepen më tepër detaje lidhur me rastin, pa u kryer ekzaminimet e nevojshme.

Luta tha se PSRK-ja është e përkushtuar të hetojë dhe zbardh këtë rast sipas standardeve më të larta profesionale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore këtu në Prishtinë, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile”, deklaroi Luta.

“Prokuroria Speciale është e përkushtuar që ta hetojë këtë rast dhe t’i zbardhë të gjitha rrethanat e tij, në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale. Me qëllim të ruajtjes së procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, theksoi ajo.

“Po ashtu, nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në komunën e Zubin Potokut. Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe të këtij procesi hetimor. Pra këtë proces është duke e udhëhequr Prokuroria Speciale dhe mbetet e përkushtuar që ta hetojë çdo rast të krimeve të luftës, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, shtoi zëdhënësja e PSRK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 10:16Dyshohet se nën ndikim të alkoolit tentoi të sulmonte bashkëshorten dhe nënën në Istog
  • 09:51Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës
  • 09:289 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit
  • 09:20Sot protesta në disa qytete të Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:08Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë