Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 19:43
VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Elmi Berisha, i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë diplomatik për t’i dhënë fund, siç e cilëson ai, procesit të motivuar politik ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Berisha thekson se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon të rishkruajë historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe të dëmtojë një aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkan

Ai argumenton se lufta në Kosovë nuk ishte një konflikt mes palëve të barabarta, por një fushatë sistematike e spastrimit etnik e regjimit të Slobodan Millosheviqit ndaj popullsisë shqiptare, ndërsa UÇK-ja u krijua si forcë mbrojtëse për të parandaluar shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.

Në letër përmenden mbi 15 mijë civilë shqiptarë të vrarë, rreth 25 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbi një milion të zhvendosur, duke theksuar se kriminalizimi i drejtuesve të UÇK-së cenon kujtesën e viktimave dhe drejtësinë historike.

Berisha rikujton gjithashtu lidhjen e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar Kosovën si vendin më pro-amerikan në botë.

Sipas tij, procesi në Hagë dobëson këtë partneritet strategjik dhe dërgon mesazhin se aleatët e SHBA-së mund të lihen në mëshirën e tribunaleve ndërkombëtare që, sipas tij, nuk pasqyrojnë vlerat amerikane të drejtësisë dhe sovranitetit.

Në letër vlerësohet edhe roli i Presidentit Trump në Ballkan, veçanërisht Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

Berisha pretendon se Serbia dhe Rusia po e përdorin procesin në Hagë për propagandë kundër shtetësisë së Kosovës dhe ndikimit amerikan në rajon. Duke iu referuar afrimit të vendimit përfundimtar të Dhomave të Specializuara, Berisha i kërkon Presidentit Trump të përdorë ndikimin diplomatik të SHBA-së për të rishikuar mandatin e kësaj gjykate, për t’i dhënë fund, sipas tij, tejkalimit të kompetencave të saj dhe për të mbështetur lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në përfundim të letrës, kreu i VATRA-s thekson se mbrojtja e atdheut nga gjenocidi nuk duhet të konsiderohet kurrë krim dhe falënderon Presidentin Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Kosovës.


trumpndajuçk-së

Të ngjashme

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

22:57
Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

22:48
Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

22:36
MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

22:28

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:31Tasholli: Rinia e ka kap në dorë UÇK-në, s’ka kush që ia heq
  • 22:27Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre