Brazili i Carlo Ancelottit ka pësuar një humbje të papritur në miqësoren ndaj Japonisë, duke u mposhtur 3-2 në National Stadium të Kallangut, në Singapor.
Seleçao kaloi një mbrëmje të vështirë, pasi fillimisht u gjend në disavantazh prej dy golash, pas realizimeve të Kubo dhe Nakamura. Megjithatë, brazilianët reaguan dhe arritën të barazonin rezultatin me dy gola të bukur të Vinicius Junior.
Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Sakamoto shënoi golin vendimtar në kohën shtesë, duke i dhënë Japonisë një fitore të madhe.
Goli ngjalli protesta të ashpra nga futbollistët brazilianë, të cilët pretenduan se paraprakisht ishte shkaktuar faull. Situata u tensionua edhe më shumë, ndërsa Carlo Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me kartonë të kuq.




