Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e Agon Zejnullahut, drejtori i Policisë: Presim që e vërteta të del në shesh

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 15:16
Vdekja e Agon Zejnullahut, drejtori i Policisë: Presim që e vërteta të del në shesh

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se pret që sa më shpejt të zbardhet rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut. Ku i ndjeri dyshohet se ka vdekur gjatë arrestimit më datën 7 korrik.

Në një konferencë për media, Hoxha tha se presin që e vërteta të del në shesh.

“Ne shprehim keqardhje për atë se çka ka ndodhur në Lipjan, dhe presim verdiktin final të drejtësisë, dhe presim që e vërteta të del në shesh. Shprehim keqardhje familjes dhe po ashtu ngushëllime, mbetet që Inspektorati dhe Prokuroria të zbardhë sa më shpejt këtë rast të rëndë që e kemi pasur me datën 7 korrik”, u shpreh Hoxha.

Ndryshe, lidhur me rastin pesë policë ndodhen në masën e paraburgimit. Ndërsa, dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:57Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë
  • 17:42Një muaj paraburgim ndaj personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt
  • 17:39Publikohet fotografia e oficerit të BIA-s, Zelimir Matoviq, rekrutuesit të Fehim Sali
  • 17:31Flakët përfshijnë bregdetin e Kroacisë, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra të plagosur
  • 17:09Zjarri detyron qindra turistë të evakuohen përmes detit në Greqi, flakët përfshijnë Evropën