Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e Artur Zhejit, media shqiptare në zi – mesazhe ngushëllimi edhe nga politika

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 22:47
Vdekja e Artur Zhejit, media shqiptare në zi – mesazhe ngushëllimi edhe nga politika

Gazetaria shqiptare ka humbur një nga personalitetet e saj më të shquara. Gazetari, analisti dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare.

Vdekja e tij e papritur ka ndodhur në Sarandë, ndërsa ai ishte duke drekuar me familjen. Rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës është njoftuar nga familjarët për një problem shëndetësor që kishte shfaqur gazetari. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.

Një karrierë e pasur në shërbim të medias

Artur Zheji njihej si një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i specializuar në analizë dhe opinion. Me një veprimtari të pasur, ai shërbeu në funksione drejtuese në disa media, duke kulmuar me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Përmes shkrimeve të tij si editorialist, analizave politike dhe drejtimit të programeve televizive, ai la një gjurmë të pashlyeshme në fushën e medias, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.

Artur Zheji ishte i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore. Si djalë i eruditit Petro Zheji dhe aktores Besa Imami, ai vetë la gjurmë si dramaturg, një anë e talentit të tij të vlerësuar nga Teatri Kombëtar, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e tij.

“Në krijimtarinë e tij, fjala u bë reflektim i kohës dhe i shoqërisë, duke pasuruar jo vetëm medien dhe debatin publik, por edhe skenën tonë kombëtare”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.

Zheji la pas dy vajza dhe një djalë, së bashku me bashkëshorten e tij. Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

Reagimi i komunitetit të gazetarëve

Lajmi i vdekjes së tij u prit me dhimbje nga e gjithë komuniteti i gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e përshkruan Zhejin si një personalitet të respektuar, që la “gjurmë të pashlyeshme me analizat, shkrimet dhe kontributin e tij në zhvillimin e mendimit kritik”.

Nga ana tjetër, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thekson se Zheji do të mbahet mend për “stilin e vet oratorik, pasurinë shprehëse, forcën verbale të polemikës, dhe sidomos për integritetin e ndjeshmërinë e lartë në mbrojtjen dhe shprehjen krenare të identitetit të vet kombëtar.”

Sipas tyre, gjuha dhe aftësia e tij shkrimore përbëjnë një standard cilësie dhe intelektualizmi në mediat shqiptare.

Reagime nga politika

Njoftimi për vdekjen e tij u prit me dhimbje nga e gjithë skena politike, mediatike dhe kulturore në vend.

Kreu i qeverisë Edi Rama shkroi: “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”.

Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shkroi Begaj.

Ndërkaq, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues, ndërsa e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar”, shkroi ajo.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit theksoi se Zheji la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si gazetar, por edhe si regjisor dhe autor i veprave artistike. Në një mesazh ngushëllimi, ministria thekson se “trashëgimia e tij mbetet pjesë e historisë së gazetarisë dhe kulturës shqiptare.”

Ministri i Shtetit për Diasporën, Taulant Balla, shprehu po ashtu trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit.

“Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit, Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”, shprehet Balla në rrjetet sociale.

Po ashtu, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e cilësoi Zhejin si një “gazetar korrekt, qytetar njerëzor, miqësor dhe tolerant,” që do të kujtohet si një model.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, e konsideroi vdekjen e Zhejit një humbje të rëndë për mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Në një mesazh të tij, Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e tij si një intelektual i spikatur dhe një zë i guximshëm që mbajti gjallë debatin publik me “stil unik, qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë”.

Më shumë nga Lajme

  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së
  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit