Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Vdekja e punëtorit në Zubin Potok, ndalohet një person

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 17:09
Vdekja e punëtorit në Zubin Potok, ndalohet një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në Zubin Potok, me ç’rast një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në ndërtimin e objektit të stacionit policor.

Në një njoftim për media, policia ka thënë se e ka ndaluar për 48 orë, një person me inicialet B.B, derisa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Forcat e rendit kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, ku pas Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok ka informuar se një person ishte sjellë me lëndime te rënda trupore.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se personi, (punëtor i një kompanie private), ishte lënduar derisa ishte duke kryer punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, stafi mjekësor emergjent e ka dërguar personin për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri, ku rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës.

“Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull 29-vjeçar(1996), është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, thuhet tutje në njoftim.

zubinpotokperson

Të ngjashme

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, konfiskohen mbi 84 fishekë

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, konfiskohen mbi 84 fishekë

08:48
Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i gjenden kokainë, marihuanë dhe 1,100 euro

Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i gjenden kokainë, marihuanë dhe 1,100 euro

08:47
Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia po heton rastin

Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia po heton rastin

08:47
Vdes një person në Prevallë, iu keqësua gjendja derisa po shëtiste me familjarët

Vdes një person në Prevallë, iu keqësua gjendja derisa po shëtiste me familjarët

08:46

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë