Vdekja e një foshnjeje vetëm 7-muajshe ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë në Shqipëri, teksa dy mjekë pediatër janë vënë nën hetim për dyshime mbi neglizhencën në trajtimin e saj mjekësor.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, foshnja humbi jetën më 21 korrik, gjatë transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Pas ngjarjes, është iniciuar procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni. Ata dyshohen se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës në dy raste të ndara gjatë muajit korrik.
