Ka vdekur infermieri i njohur nga Mitrovica Bejtulla Haziri.
Lajmi u bë i ditur nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje të thellë, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë njofton se sot, më 11 mars 2026, u nda nga jeta infermieri dhe punëtori Bejtulla Haziri.
I lindur më 1 gusht 1965 në Bajskë të Vushtrrisë. Ai ia kushtoi jetën e tij misionit fisnik në shërbim të pacientëve. Që nga viti 1999, ai ishte pjesë e spitalit, duke shërbyer me devotshmëri të lartë në Repartin e Urologjisë.
Ai do të kujtohet për përkushtimin ndaj pacientëve në momentet e tyre më të vështira. Humbja e infermierit Bejtullahut lë një boshllëk të madh jo vetëm në Repartin e Urologjisë, por në të gjithë institucionin.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri, miqve dhe gjithë kolegëve që patën nderin të punonin me të.