Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Kllokotit, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë inspektimeve të realizuara në terren.
Si rrjedhojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendet e punës.