Ka ndërruar jetë dje, në moshën 70-vjeçare, Shani Kurtaj.

Lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së nga Zhuri i Prizrenit e ka bërë të ditur familja.

Varrimi i tij do të mbahet sot, në varrezat e fshatit Zhur.