Ka vdekur zyrtari policor, Afrim Xhemaili.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një postimi në Facebook.
“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
