Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vëllai i Agonit bën thirrje për protestë: Të kërkojmë drejtësi për Agonin

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 16:26
Vëllai i Agonit bën thirrje për protestë: Të kërkojmë drejtësi për Agonin

Vëllai i Agonit, i riu që humbi jetën në rrethana të dyshimta, ka bërë thirrje publike për një protestë paqësore që do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në orën 11:00, pranë stacionit policor në Lipjan.

Në thirrjen e tij, ai u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës me një kërkesë të vetme: drejtësi për Agonin.

“Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, po mbledhim veten për ta kthyer këtë rast tragjik në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare,” ka deklaruar ai.

Postimi i plotë;

Protestë: Drejtësi për Agonin

Data: 12 korrik

Dita: E shtunë

Ora: 11:00

Vendi: Pranë stacionit policor në Lipjan

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të shtunën, më 12 korrik, në orën 11:00, protestojmë pranë stacionit policor në Lipjan me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin – vëllain tim, shokun tonë, qytetarin e kësaj republike.

Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare.

Institucionet kanë një detyrë themelore: të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi.

Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni protestës. Ajo do të jetë paqësore, pa asnjë konotacion politik, dhe me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin.

Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë.

Proteste

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump