Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendi ku artileria serbe rrafshoi Grackën e Vjetër kthehet në deponi mbeturinash, Buja: Fyerje për historinë, do ta kthej në park krenarie

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 15:22
Vendi ku artileria serbe rrafshoi Grackën e Vjetër kthehet në deponi mbeturinash, Buja: Fyerje për historinë, do ta kthej në park krenarie

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar i revoltuar nga Gracka e Vjetër.

Kjo revoltë e Bujës vjen pasi, siç thotë ai, vendi nga ku artileria serbe e kishte rrafshuar këtë fshat, në vend që të bëhet kujtesë kolektive, është shndërruar në depo mbeturinash.

“Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie! Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri. Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive”, tha Buja.

I njëjti premtoi se veprimi i parë i tij si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

“Njëkohësisht, unë zotohëm publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij