Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i Supremes, Lekaj: Kur qeveria s’e zbaton ligjin, nuk mund të flasë për drejtësi

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 22:31
Vendimi i Supremes, Lekaj: Kur qeveria s’e zbaton ligjin, nuk mund të flasë për drejtësi

Zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Supreme dhe shkelje të rëndë të rendit kushtetues.

Lekaj ka deklaruar se qeveria aktuale po injoron qëllimisht vendimet e gjykatës më të lartë në vend, gjë që, sipas tij, është krejtësisht e papranueshme në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe i drejtë.

“Është krejtësisht e papranueshme që një qeveri, e cila pretendon se udhëheq me ligj dhe drejtësi, të refuzojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo jo vetëm që shkel parimin e ndarjes së pushteteve, por e dëmton besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës,” ka thënë Lekaj.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Kosovës nuk i përfill vendimet e Gjykatës Supreme. Si mund të ndodhë kjo në një shtet demokratik?

Është krejtësisht e papranueshme që një qeveri, e cila pretendon se udhëheq me ligj dhe drejtësi, të refuzojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo jo vetëm që shkel parimin e ndarjes së pushteteve, por e dëmton besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.

Në një shtet demokratik, askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe qeverinë. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Supreme është një formë e hapur e shkeljes së rendit kushtetues dhe i hap rrugë kaosit institucional. Një qeveri që e lejon këtë, nuk mund të flasë më për drejtësi e reforma, sepse vetë po minon themelet e drejtësisë.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet