Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimii që i dha për Sveçlën, Gjykata del me njoftim: Dënimi me burg nuk i ekzekutohet nëse s’kryen vepra brenda një viti

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 11:53
Vendimii që i dha për Sveçlën, Gjykata del me njoftim: Dënimi me burg nuk i ekzekutohet nëse s’kryen vepra brenda një viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka dalë me një komunikatë për media pasi ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj ministrit në detyrë Xhelal Sveçlës për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 2 në nenin 375 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej vepër penale brenda një viti”, njofton Gjykata.

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor, pasi më datë 21.03.2018, në periudhën kohore nga ora 12:10 deri në ora 15:40, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, kishte përdor  bombolë me gaz lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë. I njëjti, në disa raste gjatë seancës, kishte aktivizuar bombolën dhe kishte hedhur brenda sallës plenare, pa paralajmërim paraprak dhe pa u lënë personave të pranishëm mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur. Si pasojë, personat e pranishëm ishin detyruar të largohen nga salla dhe seanca plenare ishte ndërprerë.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 20 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil.Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit” përfundon njoftimi.

gjykatabrendaviti

Të ngjashme

E paralajmëron për një kundërshtar, ish-ylli i Barçës thotë se ky është viti i skuadrës së Flickut

E paralajmëron për një kundërshtar, ish-ylli i Barçës thotë se ky është viti i skuadrës së Flickut

22:02
Ky është dënimi që gjykata e caktoi për Gjestin

Ky është dënimi që gjykata e caktoi për Gjestin

15:56
Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga ana e Gjestit

Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga ana e Gjestit

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja