Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 13:00
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

‘‘TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;’’, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.

Ky vendim u mor lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25 të paraqitura nga grupet e deputetëve të udhëhequr nga Memli Krasniqi dhe Hykmete Bajrami, në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor 2025.

Gjykata vendosi njëzëri se deputetët nuk kanë zbatuar aktgjykimin e saj të datës 26 qershor 2025 (KO124/25), dhe rrjedhimisht, të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura pas kësaj date deri më 26 korrik shpallen të pavlefshme. Po ashtu, Gjykata konstatoi se kryesuesi i seancës konstituive nuk ka vepruar në përputhje me këtë aktgjykim dhe ka shkelur paragrafin 1 të nenit 116 të Kushtetutës së Kosovës.

Në vendimin e saj, Gjykata urdhëroi:

Kryesuesin e Seancës Konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025 dhe të ftojë grupin më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, i cili duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur (deri në 3 herë për të njëjtin kandidat).

Të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në votim, në pajtim me nenet 4, 7 dhe 74 të Kushtetutës.

Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të zgjidhen brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, në përputhje me nenin 67 të Kushtetutës.

Gjykata po ashtu vendosi që masa e përkohshme e ndërmarrë më 24 korrik 2025 të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, i cili hyn në fuqi ditën e publikimit dhe njoftimit të palëve, ndërsa do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky vendim pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimet politike dhe institucionale në vend, duke detyruar Kuvendin të kthehet në pikën e ndërprerjes së seancës konstituive dhe të respektojë vijën kushtetuese në zgjedhjen e strukturave drejtuese të tij.

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar