Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vërshohet Gjinali, Hyseni del me apel: Lëvizini vetëm për emergjenca, shmangni rrugët qarkore

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 10:52
Vërshohet Gjinali, Hyseni del me apel: Lëvizini vetëm për emergjenca, shmangni rrugët qarkore

Komuna e Gjilanit, ka njoftuar se ka rënë niveli i ujit dhe është stabilizuar situata pas ndërprerjes që ka ndodhur për shkak të shiut. Për këtë, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka thënë se po ‘’vazhdon monitorimi i situatës në terren’’.

Hyseni ka bërë edhe thirrje për qytetarët që këta të fundit të lëvizin vetëm kur ka emergjencë dhe që ata të përdorin rrugët e qytetit, e të shmangin ato qarkore.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren”, ka thënë Hyseni.

Në postimin e komunës së Gjilanit janë ndarë edhe foto nga situata pas reshjeve atje.

Postimi:

Bie niveli i ujit dhe stabilizohet situata pas ndërprerjes së shiut/ Hyseni: Vazhdon monitorimi i situatës në terren

Pas ndërprerjes së shiut, situata është stabilizuar në Komunën e Gjilanit, ku edhe ka rënë niveli i ujit.

Derisa të martën si shkak i reshjeve të shiut me intensitet të lartë në Komunën e Gjilanit, në disa zona u shkaktuan probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe ekipet komunale ishin në terren,

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gjatë gjithë ditës së martë, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të minimizuar dëmet nga reshjet e shiut.

“Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, disa zona në komunën tonë kanë hasur vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të lëvizin vetëm kur ka emergjencë dhe të përdorin rrugët e qytetit, duke shmangur rrugët qarkore dhe ato ku ka rritje të nivelit të ujit, përfshirë rrugën Malishevë–Gjilan, Livoç i Poshtëm dhe i Epërm, rrugën “Enver Miftari” dhe zonat pranë lumenjve.

Kryetari i lut të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë qendrën 112.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren”, tha kryetari Alban Hyseni.

Drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se në shumicën e lokacioneve situata ishte nën kontroll, por ajo ishte ende në kufijtë e rrezikut.

Ndërsa drejtori pë Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, si shkak i rritjes së nivelit të ujit në disa zona.

Derisa ka kërkuar nga qytetarët që në raste të tilla të evitojnë zonat ku ka rritje të nivelit të ujit rreth lumenjve dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Gjilan

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA