Një vetaksident ka ndodhur sot në rrethana ende të panjohura në rrugën Prishtinë-Gjilan.

KosovaPress ka publikuar fotografi nga aksidenti, dhe nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij vetaksidenti.