Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në zonën e Laprakës ka përfunduar me arrestimin e një 36-vjeçari, i cili tashmë përballet me akuza të rënda që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe pengimin e drejtësisë përmes dëshmisë së rremë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëri të ditur se shtetasi A. H., 36 vjeç, është paraqitur në spital me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Fillimisht, ai ka tentuar të devijojë hetimet duke pretenduar se ishte viktimë e një sulmi nga persona të tjerë, shkruan rtsh.al .
Megjithatë, hetimet e thelluara nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda zbuluan një realitet tjetër. Dyshohet se 36-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me një armë zjarri që e mbante pa leje, teksa ndodhej brenda automjetit të tij.
Autoritetet konfirmuan se pas rindërtimit të skenës dhe mbledhjes së provave, u bë arrestimi i menjëhershëm i shtetasit në fjalë. Në njoftimin zyrtar të policisë theksohet:
