Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në rrethin e Dragodanit në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga LAJMI shihet një veturë e tipit Volkswagen që ka përfunduar në hapësirën e gjelbër pranë rrethit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe zyrtarë policorë.
Nuk dihet ende nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo cilat janë rrethanat që kanë çuar deri te dalja e veturës nga rruga.

