Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 10:08
Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

Viti i ri shkollor filloi si çdo vit me një shtator në të gjitha shkollat e Kosovës. Por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Shkollave të Kosovës i munguan hiç më pak se 629 nxënës. Ata nuk i braktisën vetëm bankat shkollore, por dhe Kosovën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 629 nxënës, kanë braktisur shkollat dhe janë larguar nga Kosova gjatë vitit shkollor 2024/25.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër i nxënësve të larguar 350 janë djem, ndërsa 279 vajza.

Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat. Komunat me numrin më të madh të fëmijëve që kanë ndërprerë shkollimin janë Gjakova me 89 nxënës, Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe Suhareka me 61.

Në qytetin e Pejës 46 nxënës e kanë braktisur shkollën, pasuar nga Lipjani nga i cili janë larguar 34 nxënës.

Rahovecin e kanë braktisur 27 nxënës, ndërkaq Istogun 20. E nga Deçani dhe Podujeva janë larguar nga shkolla 19 nxënës.

Megjithëse kryeqyteti Prishtina e ka numrin më të madh të banorëve, vazhdon të ketë numër të vogël të nxënësve që kanë braktisur shkollat, krahasuar me komunat tjera. Në Prishtinë vetëm 9 nxënës e kanë braktisur shkollën gjatë një viti dhe janë larguar nga Kosova.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit