Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 14:52
Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se “Kosova po kalon në një moment të rëndësishëm politik”, në fillim të fjalës së saj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen e nisi me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila i dënoi në shkallë të parë katër ish-krerër e UÇK-së.

“Do e filloja me çështjen që e përmendët edhe ju në fund të fjalës suaj, e kjo është kuptueshëm, në qendër të vëmendjes publike”, tha ajo.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999-a është skalitur në memorien tuaj kolektive, represioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka pësuar populli juaj. Bashkimi Europian ka qëndruar me ju që nga ajo kohë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së tha se BE-ja ka ndihmuar Kosovën, “e ardhmja e së cilës është në BE”.

Von der Leyen kujtoi se dënimi “ka shkaktuar emocione të fuqishme”, dhe iu kthye Kurtit: “Unë e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi”.

Ajo tha se mandati i Gjykatës Speciale “duhet të respektohet”.

Von der Leyen tha se aktgjykimi duhet të respektohet.

“Një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, tha ajo.

leyenkosovësaskush

Të ngjashme

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

19:38
Lidhja e Bizneseve të Kosovës me delegacion prej 30 anëtarësh në Izmir të Turqisë - nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ekonomik

Lidhja e Bizneseve të Kosovës me delegacion prej 30 anëtarësh në Izmir të Turqisë - nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ekonomik

14:59
Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt – Kica-Xhelili kërkon të ftohen Kurti dhe Murati për intervistim

Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt – Kica-Xhelili kërkon të ftohen Kurti dhe Murati për intervistim

12:10
“Efektin juridik e ka zero”, Osmani: Iniciativa për Specialen ishte mashtrim për qytetarët

“Efektin juridik e ka zero”, Osmani: Iniciativa për Specialen ishte mashtrim për qytetarët

20:48

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Kontesti mes Kroacisë e Malit të Zi për kufirin, Plenkoviq: S’japim territor, e kanë zgjidhur me Kosovën, e thjeshtë është edhe me ne
  • 23:41Maqedonci: FSK-ja dëshmoi gatishmërinë dhe profesionalizmin në ushtrimin “Golden Sabre”
  • 23:32Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
  • 23:13Kosova dhe Maqedonia e Veriut avancojnë projektin e tunelit Tetovë–Prizren
  • 22:09Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës