Menaxhmenti i Trepçës ka vazhduar me largimin e përkohshëm nga puna të punëtorëve.
Kjo ndërmarrje ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punëtorëve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, me inicialet J.V. dhe S.M.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të mungesës së paarsyeshme në vendin e punës, pa njoftim apo arsye të justifikuar, që sipas Trepçës rezultoi në ndërprerjen e procesit të flotacionit dhe shkaktoi pasoja financiare e operative për ndërmarrjen.
“Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A. Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë”, thuhet në njoftim