Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 15:49
“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

Menaxhmenti i Trepçës ka vazhduar me largimin e përkohshëm nga puna të punëtorëve.

Kjo ndërmarrje ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punëtorëve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, me inicialet J.V. dhe S.M.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të mungesës së paarsyeshme në vendin e punës, pa njoftim apo arsye të justifikuar, që sipas Trepçës rezultoi në ndërprerjen e procesit të flotacionit dhe shkaktoi pasoja financiare e operative për ndërmarrjen.

 “Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A. Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë”, thuhet në njoftim.

trepçëspunëmenaxhmenti

Më shumë nga Lajme

  • 16:10Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë
  • 16:06Kosovari i ekstraduar në SHBA do të dënohet me burgim, Ambasada falënderon kryeprokurorin Isufaj dhe institucionet e Kosovës
  • 16:05Bie për 36 për qind numri i ndërmarrjeve të regjistruara në gusht
  • 16:04Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion
  • 16:04Sadiku: LDK është dhe ka qenë gjithmonë partia e bashkëpunimit kur është në interes të shtetit