Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Votohet pro projektit të Tulltores, Rama: Kjo është Prishtina që e meritojnë qytetarët

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 14:28
Votohet pro projektit të Tulltores, Rama: Kjo është Prishtina që e meritojnë qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Asambleja e Kryeqytetit ka votuar pro projektit për krijimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore.

Rama, e ka cilësuar votimin si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e Prishtinës, duke thënë se projektet e prezantuara në Konferencën e Investitorëve Amerikanë kanë filluar të konkretizohen.

“Sot Asambleja e Kryeqytetit votoj PRO Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore! Projektet zhvillimore që prezantuam në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, kanë nisë me pa dritën”, ka shkruar Rama.

Ai ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për mbështetjen e konferencës, si dhe KUSA-n për ekspertizën profesionale financiare dhe ligjore.

Sipas Ramës, projekti pritet të sjellë vende të reja pune dhe zhvillim, ndërsa ka theksuar se ai është vlerësuar edhe me çmimin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore.

“Ky është niveli që e meriton Kryeqyteti”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se përfitime nga zhvillimi i kësaj hapësire do të kenë edhe banorët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanes.

Rama ka thënë se zona e Tulltores deri tani ka qenë një hapësirë e degraduar, ndërsa me realizimin e projektit synohet transformimi i saj. Kryetari i Prishtinës ka falënderuar asamblistët për votën, por ka veçuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes.

“Natyrisht VETËVENDOSJE nuk e votoi!”, ka shkruar Rama.

ramaprojektittulltores

Të ngjashme

Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve

Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve

08:59
Deputeti i LVV-së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Deputeti i LVV-së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

19:08
Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

16:16
Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë, të gatshëm për bashkëpunim

Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë, të gatshëm për bashkëpunim

15:58

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 14:00ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
  • 13:32E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
  • 13:31Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
  • 13:09Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës