Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Osmani në këtë proces u shoqërua nga bashkëshortja e tij dhe vajzat e tij, teksa i bëri thirrje qztetarëve të dalin e të votojnë.
“Le të votojmë të gjithë për të mirën dhe përparimin e Fushë Kosovës”, tha ai.
