Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Thellësisht të pikëlluar, të prioritizohet mbrojtja e grave në rrezik

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 16:55
Vrasja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Thellësisht të pikëlluar, të prioritizohet mbrojtja e grave në rrezik

Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vrasjen tragjike të Arlindaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

“Çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna dhe kjo e drejtë duhet të garantohet përmes angazhimit të përbashkët dhe veprimeve konkrete”.

Duke shprehur ngushëllime për familjen e të dashurit e saj, ambasada theksoi se grave që janë në rrezik duhet t’iu ofrohet siguri e mbrojtje.

“Kjo tragjedi e dhimbshme shërben si një kujtesë e fortë se femicidi nuk është një rast i izoluar, por mbetet një sfidë serioze shoqërore, si manifestimi më ekstrem i dhunës ndaj grave, që kërkon një reagim të vazhdueshëm dhe të koordinuar. Garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së grave në rrezik duhet të mbetet një prioritet i përbashkët, i mbështetur nga masat efektive parandaluese, veprimet institucionale në kohë dhe shërbimet mbështetëse të qasshme”.

Ambasada kujtoi se Kosova është palë në Konventën e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

“U bëjmë thirrje të gjithë akterëve përkatës që të vazhdojnë t’i forcojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, zbatimin e mekanizmave ekzistues të mbrojtjes dhe kultivimin e një kulture në të cilën dhuna as nuk tolerohet dhe as nuk shpërfillet”.

graveambasadarrezik

Të ngjashme

Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave

Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave

23:32
Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

22:07
Haradinaj për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi: Janë të këqij aq sa ish-pushteti – por këtyre bota iu jep një mundësi dhe kjo është rrezik për Kosovën

Haradinaj për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi: Janë të këqij aq sa ish-pushteti – por këtyre bota iu jep një mundësi dhe kjo është rrezik për Kosovën

21:17
Ambasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

19:20

Më shumë nga Lajme

  • 18:11Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion
  • 18:04Familja Maraj kërkon ndihmë financiare nga shqiptarët, djali i tyre, Blerondi ka nevojë për trajtim në Turqi
  • 17:55Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë, pritet të përfundojnë në vitin 2030
  • 17:54Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
  • 17:26Dy mandate shqiptare në Serbi, Haxhiu: Kosova nuk e lë Luginën vetëm