Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, KLGJ harton plan emergjent për sigurinë në gjykatat shqiptare

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 11:09
Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, KLGJ harton plan emergjent për sigurinë në gjykatat shqiptare

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit në Tiranë, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në Shqipëri ka miratuar një plan emergjent masash për forcimin e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Në mbledhjen e datës 10 tetor, KLGJ njoftoi se do të analizojë gjendjen aktuale të sigurisë në institucione, përfshirë infrastrukturën, pajisjet teknike dhe trajnimin e personelit.

Sipas njoftimit zyrtar, KLGJ ka kërkuar marrjen e informacionit të detajuar nga çdo gjykatë mbi masat ekzistuese të sigurisë, pajisjet si skanera, kamera, detektorë metalikë dhe funksionimin e tyre, për të standardizuar procedurat dhe për të trajnuar stafin në menaxhimin e situatave të rrezikut.

Pas analizës së të dhënave, KLGJ ka propozuar ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune , me pjesëmarrje nga:

Qëllimi i këtij grupi do të jetë hartimi i protokolleve standarde të sigurisë për çdo gjykatë dhe përmirësimi i kuadrit ligjor sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

KLGJ gjithashtu ka vendosur të kërkojë ndihmë nga pushteti vendor për ndërtimin e tetë godinave të rej a të gjykatave të shkallës së parë, si dhe për ngritjen e godinave të reja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Këshilli nxit gjykatat që të realizojnë projektet brenda afateve buxhetore dhe të kërkojnë kalimin në pronësi të KLGJ-së të ndërtesave ekzistuese, për të garantuar pavarësinë institucionale.

Në planin e masave përfshihet edhe bashkëpunimi me AKEP dhe AMA, për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale dhe media online.

Po ashtu, KLGJ ka propozuar që salla e amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” të marrë emrin e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, ndërsa është dërguar kërkesa për t’i dhënë atij titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Në përmbyllje, Këshilli thekson se mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

Më shumë nga Lajme

  • 21:44Gucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje
  • 21:04Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen
  • 20:59Nisen të vendosen tendat, protestuesit do kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”
  • 20:52Në Ludwigsburg të Gjermanisë organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së
  • 20:36Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit