Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”
Në raportin 24 orësh, Policia ka thënë se i ndjeri është gjetur i varrosur në një arë në Baicë të Lipjanit.