Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 21:06
Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

Të dyshuarit për vrasjen e policit belg Nordine El Talbi dyshohet se janë të përfshirë edhe në vrasjen e shqiptarit Redjan Z., i cili u qëllua për vdekje më 12 tetor pranë Parlamentit Evropian në Bruksel.

Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetimet përmes kamerave të sigurisë kanë çuar në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar në Spanjë dhe Francë.

Sipas raportimit të mediave belge, shqiptari Redjan Z. u vra në orët e vona të pasdites së 12 tetorit, në rrugën Wiertz, në komunën Ixelles të Brukselit. Ai u qëllua me shtatë deri në tetë plumba, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Vetëm disa orë më vonë, në komunën Jette, u vra edhe polici 41-vjeçar Nordine El Talbi, i cili ishte në krye të detyrës dhe po mbikëqyrte një automjet të parkuar në bulevardin Carton de Wiart.

Automjeti në fjalë ishte vjedhur më herët gjatë mbrëmjes, gjatë një grabitjeje me dhunë të një veture në Tubize.

Sipas gazetës “De Standaard”, hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit, të cilët më pas janë arrestuar në dy shtete të ndryshme evropiane, Spanjë dhe Francë.

Megjithatë, Prokuroria e Brukselit nuk ka pranuar as t'i konfirmojë dhe as t'i mohojë këto informacione, duke argumentuar se nuk dëshiron të rrezikojë interesat e dy hetimeve.

Avokatja Ofelia Avagian, e cila përfaqëson familjen e shqiptarit të vrarë, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si familja është informuar për zhvillimet e fundit.

“Familja e viktimës e mëson këtë lajm nga mediat dhe jo përmes një njoftimi zyrtar. Mund ta imagjinoni se sa e dhimbshme dhe tronditëse është kjo për ta. Në këtë çështje ka pasur shumë pak konsideratë ndaj viktimave”, ka deklaruar ajo.

Avokatja ka theksuar se mungesa e konfirmimit zyrtar nga prokuroria po e shton pasigurinë e familjes, e cila ende nuk e di se cilat informacione janë të sakta.

Ajo ka rikujtuar se në komunikimet e para zyrtare ishte thënë se dy vrasjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Megjithatë, sipas saj, familja është e kënaqur që hetimet po përparojnë dhe se të dyshuarit janë arrestuar.

“Ngjarjet janë veçanërisht të frikshme, nëse hetimi konfirmon përfshirjen e tyre”, ka deklaruar Avagian.

Ndërkohë, pista kryesore e hetimit për vrasjen e Redjan Z. mbetet ajo e një larjeje hesapesh në botën e trafikut të drogës.

Sipas burimeve të cituara nga “De Standaard”, para vrasjes, shqiptari kishte udhëtuar shpesh mes Belgjikës dhe Shqipërisë.

shqiptaripranëparlamentit

Më shumë nga Lajme

  • 22:27Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh
  • 22:24Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së
  • 22:23“Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike
  • 22:22Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim
  • 22:11Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë