Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

‘VV, shkatërruese e shtetit’, Abdixhiku: Suspendimi nga ShBA, pika më e ulët e raporteve me aleatin ekzistencial

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 14:54
‘VV, shkatërruese e shtetit’, Abdixhiku: Suspendimi nga ShBA, pika më e ulët e raporteve me aleatin ekzistencial

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas suspendimit të dialogut strategjik për Kosovën nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku thotë se ky vendim paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin strategjik dhe ekzistencial, si shtet i pavarur e sovran.

Reagimi i plotë i kreut të LDK-së:

Të dashur qytetarë,

Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.

Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës.

Populli i Kosovës nuk është si ta.

Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta.

Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë.

LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë.

Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!

Më shumë nga Lajme

  • 14:29"Arjeta, mos u sill okolla, propaganda juaj ka ra", Kadrijaj i reagon deputetes së VV-së
  • 14:24Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave
  • 14:23Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës - jepni dorëheqje
  • 14:13“Ku është, a po dihet?”, Asamblistët e VV-së e kërkojnë Përparim Ramën në Kuvendin Komunal, ai ndodhet duke u intervistuar në Prokurori
  • 13:59Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit