Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Washingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 09:54
Washingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin nga Shqipëria të marrëveshjes së huas 302 milionë dollarëshe me ShBA-në për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Kjo hua do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, për rritjen e shpenzimeve në këtë sektor në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, thuhet në njoftim, shkruan A2CNN.

“Huaja do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke ndihmuar në blerjen e kapaciteteve kyçe me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Europës që të mbrohet vetë. Si aleat në NATO, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me politikat kyçe të jashtme të SHBA, përfshi edhe duke u bërë pjesë si themeluese e Bordit të Paqes së Presidentit Trump”.

Duke shpërndarë njoftimin e DASH, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen.

“Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, tha ai.

Marrëveshja e votuar javën e kaluar në Parlament dhe e dekretuar nga Presidenti Begaj u bë shkak për debat të ashpër politik. Partia Demokratike nuk e votoi, duke thënë se Qeveria nuk ka respektuar procedurat parlamentare të kalimit të një projektligji. Për këtë, demokratët e kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar 7 shkelje nga ana e mazhorancës.

shbamilionëmbrojtjen

Të ngjashme

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

13:10
Liverpool thyen rekordin e verës, transferin më të shtrenjtë

Liverpool thyen rekordin e verës, transferin më të shtrenjtë

16:51

Më shumë nga Lajme

  • 16:49Vdes historiani, gazetari e publicisti i njohur
  • 16:36Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën, PDK do t’i mbrojë institucionet e Republikës
  • 16:26Armend Zemaj: Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së, asnjëherë të biem në kurthin e Albin Kurtit
  • 16:22Hykmete Bajrami: Qëndrimin do ta jap brenda
  • 16:18Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së: Qëndrimin tim e kam bërë publik