Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 20:25
Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

Wikipedia ka larguar nga pjesa hyrëse e biografisë së Hashim Thaçit përshkrimin “kriminel lufte i dënuar”, i cili ishte vendosur pranë emrit të ish-presidentit të Kosovës pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë.

Deri para ndryshimit, faqja hapej me fjalinë: “Hashim Thaçi është politikan kosovar dhe kriminel lufte i dënuar”. Ky formulim nuk figuron më.

Tash, fjalia hyrëse e prezanton atë vetëm si “politikan kosovar”, përpara se të përmenden funksionet që Thaçi ka mbajtur si kryeministër, ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër dhe president i Kosovës.

Çështja e procesit gjyqësor nuk është hequr nga Wikipedia. Ajo trajtohet më poshtë në biografi, ku është shtuar shpjegimi për procesin ndaj tij, por pa e përdorur më cilësimin “kriminel lufte i dënuar” si përshkrim të Thaçit në hapje të faqes.

Ndryshimi është bërë pasi formulimi kishte nxitur reagime dhe kundërshtime në Kosovë.

Për ndryshimin ka shkruar edhe profesori i UBT-së, Blerton Abazi, i cili kishte shpërndarë më herët çështjen dhe më pas njoftoi se teksti në Wikipedia ishte ndryshuar.

“Pjesa ballore e tekstit u ndryshua, ndërsa poshtë është shtuar shpjegimi i gjithë procesit. Nuk është më e mira, por megjithatë në hapje të faqes nuk figuron teksti i mëparshëm”, shkroi Abazi.

Ai falënderoi të gjithë për kontributin, duke veçuar në reagimin e tij “grupin e Wikipedia”.

https://www.facebook.com/share/p/1CFGuHUiFD/

wikipedialuftehashim

Të ngjashme

Haga e shpall fajtor Hashim Thaçin në disa pika, 1 vjet e pesë muaj burgim

Haga e shpall fajtor Hashim Thaçin në disa pika, 1 vjet e pesë muaj burgim

10:54
Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

15:48
Një tjetër vendim për Hashim Thaçin në Hagë, pritjet e avokatëve

Një tjetër vendim për Hashim Thaçin në Hagë, pritjet e avokatëve

22:08
Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

19:55

Më shumë nga Lajme

  • 12:06Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse
  • 12:05OVL e UÇK: E vërteta e luftës sonë s’mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore, do ta kundërshtojmë çdo padrejtësi
  • 12:04Ismaili pas dënimit të Thaçit: Vendimi i Speciales ngre shqetësime për drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi
  • 12:02“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
  • 11:51Hamza reagon pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë