Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 14:22
Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

Zbardhen detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se i ka ofruar ndihmë gjatë kohës që ishte në arrati biznesmenit Ergys Agasi.

BalkanWeb është njohur me përmbajtjen e vendimit të GJKKO, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Hysenin.

Në dokumentin gjyqësor përshkruhen edhe komunikimet telefonike të Ergys Agasit me dy shtetas izraelitë, Shalev I. dhe Srulik E.K., ku ai u referohet njohjeve të tij me ish-drejtuesen e Shërbimit Sekret shqiptar dhe ndërhyrjeve që, sipas mesazheve, ajo mund të kryente.

Në një prej komunikimeve me shtetasin Shalev I., Agasi shkruan: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”. Ndërsa në komunikimin me shtetasin tjetër, Srulik E.K., Agasi i shkruan: “Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e Shërbimit Sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera”. “Komunikimet e ndërmjetësuara nga Agasit me shtetasit me pseudonimet Shalev I., dhe Srulik E., të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e Shërbimit Sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese.”, thuhet më tej në vendimin e GJKKO-së.

Këto komunikime janë pjesë e materialeve të pasqyruara në vendimin e GJKKO-së, ndërsa përmbajtja e tyre hedh dritë mbi kontaktet dhe marrëdhëniet e Agasit për ndikimin që mund të kishte Vlora Hyseni teksa biznesmeni ishte në arrati. Kujtojmë se më herët në dosjen hetimore të SPAK, u zbardhën komunikimet telefonike mes Agasit dhe Vlora Hysenit, ku këta të fundit flisnin për armiq që i donin të keqen dhe po i sulmonin, madje kjo e fundit e informonte dhe për lëvizjet e mundshme në politikë. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK lëshoi ndaj Hysenit masën ‘arrest shtëpie’ dhe shkarkim nga detyra, duke sjellë ‘furtunë’ reagimesh në opinionin publik shqiptar, për përmasat e këtij skandali se si kreu i SHESH përdor informacione sekrete për llogari të një personi të kërkuar nga drejtësia.


ergysagasitshërbimit

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Shqipe Selimi kujton gjashtë vjet nga shkuarja e Rexhep Selimit në Hagë: UÇK një herë, UÇK gjithmonë
  • 14:21Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua
  • 14:08‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen
  • 13:58Tragjedi në Dibër: Vdes elektricisti, e zuri poshtë shtylla elektrike
  • 13:50Një punëtor i bakës qaset pa autorizim në llogarinë e Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare