Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 15:05
Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane

Gërmimet arkeologjike në Bostan të Novobërdës kanë sjellë të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar ekzistencën e një vendbanimi të fortifikuar në këtë zonë.

Sipas saj, arkeologët kanë identifikuar gjurmë të një muri rrethues, një kullë dhe një portë, ndërsa materialet e zbuluara dëshmojnë se Bostani kishte rëndësi gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

“Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan po sjellin të dhëna të reja për këtë qendër të lashtë të lidhur me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka theksuar se të dhënat e deritanishme po e rendisin Bostanin ndër lokalitetet e rëndësishme për studimin e jetës dhe organizimit të vendbanimeve në Dardaninë e lashtë.

“Të dhënat e deritanishme po e bëjnë Bostanin një nga lokalitetet e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën, ekonominë dhe organizimin e vendbanimeve gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane në Dardani”, ka shkruar Bogujevci.

mbretërisëdardanereja

Më shumë nga Lajme

  • 15:50Hasani: Kuvendi i konstituua në shkelje të Kushtetutës, e pritshme që Gjykata të vendosë masë të përkohshme
  • 15:37Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi
  • 15:36Dënohet me 10 vjet burg i pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë
  • 15:25Policia me urdhër operativ për 16 shtatorin
  • 15:16E turpshme: Ish-polici serb e fyen Daut Haradinajn, tre shqiptarë e pëlqejnë komentin fyes