Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka biseduar të dielën me dërguarit e Presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në lidhje me krizën mes SHBA-së dhe Ukrainës. Kjo ishte biseda e parë mes Zelensky dhe zyrtarëve të lartë amerikanë që nga rritja e tensioneve pas një marrëveshjeje për naftë mes Trumpit dhe Rusisë 10 ditë më parë.
Zelensky theksoi se SHBA dhe Ukraina janë në “komunikim të vazhdueshëm” dhe po përgatiten për hapat e ardhshëm në diplomaci. Ai shprehu shqetësimin se administrata Trump ishte pas kufizimeve të vendosura mbi sistemet satelitore Starlink dhe Starshield, të

