Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mbi 100 milionë euro kokainë, autoritetet spanjolle zbulojnë rrjetin shqiptar – ja gabimi që fundosi organizatën kriminale

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 11:08
Mbi 100 milionë euro kokainë, autoritetet spanjolle zbulojnë rrjetin shqiptar – ja gabimi që fundosi organizatën kriminale

Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

Sipas mediave spanjolle, droga u gjet në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga.

Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit.

Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës.

Në vendngjarje intervenoi një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe pjesën e dytë të drogës, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro./TCH

kokainëmilionëeuro

Të ngjashme

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

21:15
Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike

Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike

18:57
Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh

Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh

13:30
27.6 milionë euro për rrymën vetëm brenda shtatorit, Ymeri: Era Mafi Energjetike!

27.6 milionë euro për rrymën vetëm brenda shtatorit, Ymeri: Era Mafi Energjetike!

09:17

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë
  • 18:28Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim
  • 18:14Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari
  • 17:55Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
  • 17:22Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj