Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 20:10
Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se zhvillimet e reja politike pas 16 shtatorit kanë krijuar një situatë të re, mbi bazën e së cilës, sipas tij, partia do t’i përshtatë qëndrimet e saj edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Hamza u pyet nëse qëndrimi i partisë për Presidentin do të ndryshojë, duke marrë parasysh situatën e krijuar pas 16 shtatorit.

“Jemi në rrethana të reja. Jemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, një gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me shtetin dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja ne normalisht se i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe me stabilitetin e shtetit”, tha Hamza, raporton Eo.

I pyetur nëse PDK-ja do ta mbështeste një kandidat për President nga Lëvizja Vetëvendosje, Hamza tha se nuk dëshiron të flasë për skenarë hipotetikë pa u paraqitur një propozim konkret.

Ai theksoi se është i gatshëm të zhvillojë takime me liderët e partive politike, duke bërë të ditur se tashmë është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.

“Nuk muj me folë mbi hipotetike, para se me ardhë kjo temë. Unë jam taku dhe jam i gatshëm me u taku, jam taku me kryetarët e tri partive politike, edhe me zotin Kurti, edhe me zotin Abdixhiku, edhe me zotin Gjini, jam në komunikim dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme, sfiduese e kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime”, u shpreh Hamza.

hamzarejajemi

Të ngjashme

Familjarët e Shаrrit reagojnë pas përplasjes me Akilin: “Jemi krenarë me ty!”

Familjarët e Shаrrit reagojnë pas përplasjes me Akilin: “Jemi krenarë me ty!”

17:49
Klodi publikon fotografi të reja, shfaqet në shoqërinë e një personi misterioz Klodi publikon fotografi të reja, shfaqet në shoqërinë e një personi misterioz

Klodi publikon fotografi të reja, shfaqet në shoqërinë e një personi misterioz

19:43

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026
  • 20:51Daut Haradinaj pas vizitës së ‘Lista Studenti’ në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?
  • 20:37Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera
  • 20:37Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës
  • 20:24Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre