Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar planin kohor për aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026.
Sipas këtij plani kohor, nga sot, më 01.05.2026 deri më 07.05.2026 është afati i partive politike të regjistruara në KQZ për deklarim për pjesëmarrje apo mos-pjesëmarrje në zgjedhje.
Në këtë periudhë kohore në KQZ duhet të deklarohen edhe koalicionet e partive politike.
Nga data 02.05.2026 deri në 10.05.2026, KQZ ka caktuar afatin për certifikimin e partive të reja për zgjedhjet që do të mbahen më 07.06.2026.
