Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 19:03
“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit dhe zvarritja e procesit politik nga Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e një strategjie për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ramadani tha se Aleanca e ka analizuar situatën politike dhe se, sipas tij, qëllimi i Kurtit dhe Vetëvendosjes nuk është konstituimi i Kuvendit.

“E kemi parë pasur të qartë se Kurti e Vetëvendosje nuk kanë qëllim konstruimin e Kuvendit”, tha Ramadani.

Sipas tij, synimi i Vetëvendosjes është që Kuvendi të mos jetë i kontituuar deri më 13 shtator, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të reja në fund të dhjetorit.

“Kurti e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituuar të paktën deri me 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 ditë, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbërrin afati më 27 dhjetor”, deklaroi ai.

Ramadani tha se kjo strategji sipas tij lidhet me interesin elektoral të Vetëvendosjes, duke thënë se partia e Kurtit synon ta kompensojë rënien e mbështetjes në Kosovë me votat e një pjese të diasporës.

“Qytetarët që jetojnë në Kosovë e kanë humbur besimin te qeverisja Kurti, te Kurti e Vetëvendosja. Pra, besimi për ta është shumëfish më i ulët se ka qenë. Kurti synon që ta zëvendësojë këtë ulje të besimit këtu me një pjesë të diasporës, që nuk është as gjysma, e as e tëra, por është një pjesë e diasporës, për të cilën ky pretendon se ata do të vijnë të votojnë për të”, tha ai.

ramadanirejadhjetor

Të ngjashme

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

08:39

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Syla: Kurti po e pret datën kur vijnë diaspora për t’ia dhënë votën – ka humbur mbështetjen e brendshme
  • 22:24Ganimete Musliu: Albulena Haxhiu është deputete mediokre
  • 22:22“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit
  • 21:56“Nuk ka pushtues që mund t’i ketë bërë Kosovës më keq se ky kryeministër” – Kërquki i reagon Baton Haxhiut
  • 21:34Picula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi