Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet lokale, BE del me një reagim

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 13:53
Zgjedhjet lokale, BE del me një reagim

Bashkimi Evropian (BE) pret që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.

Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt.

“Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ky prononcim vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë dhe të sanksionojë ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje dhe manipulime nga jashtë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Bashkimit Evropian.

Në përputhje me ftesën e bërë nga presidentja Vjosa Osmani, BE-ja ka dërguar një mision ekspertësh zgjedhor në vend.

Anëtarët e këtij misioni, siç konfirmohet në Bruksel, tashmë janë në terren për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor./

BE

Më shumë nga Lajme

  • 15:46Policia konfirmon arrestimin e protestuesit
  • 15:36Haradinaj pyetet për krismat para Kuvendit: Shumë të bukura, shpresoj të ketë më të mëdhaja
  • 15:29Jep dorëheqje nga partia asambleisti i LDK-së: Nuk pajtohem me qëndrimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 15:02Mihali: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk mjafton, të kërkojnë falje ata që e votuan
  • 14:43186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim