Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 16:31
Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hekalit, në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre, si edhe duke rrezikuar seriozisht Parkun Arkeologjik të Bylisit Sipas Top Channel, flakët u shfaqën rreth orës 09:00 dhe, pas një ndërhyrjeje të parë nga shërbimi zjarrfikës i Ballshit, situata u vu përkohësisht nën kontroll.

Megjithatë, era e fortë riaktivizoi vatrën e zjarrit në mesditë, duke përhapur sërish flakët drejt zonave përreth

Në operacionin për neutralizimin e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Ballshit dhe Fierit, ndërsa për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Bylisit ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri. Pas izolimit të flakëve, ekipet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të vatrave si pasojë e erës së fortë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave në tokat përreth, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 14:58IKD i kërkon KPK-së të mos cenojë funksionalitetin e Prokurorisë Speciale
  • 14:451.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja
  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
  • 13:49Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës