Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 17:28
Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete

Rreth mesditës së kësaj të mërkure, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës së Shqipërisë.

Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat zjarrfikëse.

Në momentet e para ka qenë pothuajse e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës.

Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara, të cilat punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën. Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete.

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës, Arqile Kokalli bëri me dije se ndërhyrja e përbashkët e zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara bëri të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të tjera.

Megjithatë, puna në terren vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e institucioneve përgjegjëse./A2Cnn

përmasavezjarrmëdha

Të ngjashme

Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin

Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin

21:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar