Mëngjesin e sotëm, në orën 05:27, u raportua për një zjarr në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Me këtë rast ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturina në hapësirën pranë ashensorit, nga të cilat ishte liruar tym që ishte shpërndarë në banesa.
