Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarre dhe erëra të forta në Prishtinë, Drejtoria për Siguri thotë se situata është alarmante – ja ku po intervenohet

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 20:53
Zjarre dhe erëra të forta në Prishtinë, Drejtoria për Siguri thotë se situata është alarmante – ja ku po intervenohet

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë e ka quajtur alarmante situatën si pasojë e shpërthimit të zjarreve në disa pjesë të kryeqytetit, të shoqëruara edhe me erëra të forta

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, aktualisht po ndërhyhet në 8 lokacione të ndryshme, ku janë angazhuar 40 zjarrfikës të Brigadës Profesionale për të vënë situatën nën kontroll.

Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht:

* Rruga C, afër Maxi 24

* Panari

* Kosova B

* Rimanishtë (2 raste)

* Trudë (3 raste)

* Milloshevë

* Llukar (2 raste)

* Bardhosh

Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për ndërprerjen e përhapjes së zjarreve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të prekura.

“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll,” thuhet në njoftim.

Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rast emergjent në numrat pa pagesë: 📞 0800 122 33 📞 0800 122 44

Drejtoria për Siguri apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim në këto momente kritike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK