Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e saj është jashtë kontrollit pasi sipas tij, po e shohin rënien e madhe të mbështetjes.
Zogaj tha se partia e tij ka sondazhe dhe se rënia e Lëvizjes Vetëvendosje është e qartë dhe serioze.
“Rënia me mbi 10 pikë është serioze dhe jemi të kënaqur që qytetarët e Kosovës po e kuptojnë se kush është bllokuesi i vendit, kush e ka uzurpuar zyrën dhe kush është duke u sjellur në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Zogaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.