Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Shtimes, Përparim Ramusa ka folur në pika të gjera rreth planprogramit të tij për qeverisjen në këtë komunë.

Ramusa ka treguar se disa nga pritoritet e tij janë shëndetësia, ekonomia, arsimi, infrastruktura dhe për më tepër administrata, për të cilat tha se premton zgjidhje efikase.

“Si mjek kam shëruar qindra njerëz – tani dua të shëroj problemet e komunës së Shtimes: shëndetësinë, ekonominë, arsimin, infrastrukturën dhe për më tepër administratën. Qytetarët meritojnë që komuna të qeveriset në mënyrë efikase, të ndershme e transparente”, tha Ramusa.